Sport

Katër golat e ngjashëm, a është ai i Messit ndaj Betis më i miri në histori? (video)

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 19 March 2019

Leo Messi shënoi një gol të jashtëzakonshëm kundër Betisit. E kemi fjalën për golin e tretë të “tripletës” së yllit argjentinas, fundjavën e kaluar në La Liga. Ky gol ishte një bukuri estetike, ardhur nga një ekzekutim praktikisht i përsosur. Sigurisht, ai do të jetë në “top 5” golat më të mirë të karrierës sportive të kapitenit blaugrana.

Spanjollja “AS” e ka përfshirë këtë “rrjetë” të Leos në një votim për katër gola të ngjashëm, të shënuar edhe nga Raúl me Real Madridin, kundër Sporting (sezoni 1997-1998); Maradona me Boca Juniors, ndaj San Lorenzo (sezoni 1981-1982); Raul Bravo, gjithashtu me Real Madridin, ndaj Recreativo Huelva (sezoni 2002-2003).

Goli i Messit me fanellën e Barcelonës, kundër Real Betis

-Advertisement-

Goli i Raul me fanellën e Real Madridit, kundër Sporting

Goli i Raul Bravo me fanellën e Real Madridit, kundër Recreativo

Goli i Maradonës me fanellën e Boca Juniors, kundër San Lorenzo

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera