Lajme

Katër avionë ushtarak rus shkelin hapësirën ajrore të Suedisë

Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 03 March 2022

Katër avionë rus, prej tyre dy SU27 dhe dy SU 24, kanë hyrë në territorin suedez, duke shkelur hapësirën ajrore në afërsi të ishullit Gotland.

Sipas shefit të Forcave Ajrore të Suedisë, Carl- Johan Edström, Suedia e kishte situatën nën kontroll edhe kur avionët kishin shkelur hapësirën ajrore.

”Ishim në kohë për të mbrojtur integritetin territorial dhe kufijtë e Suedisë”, ka deklaruar Edström.

-Advertisement-

“Pas situatës së krijuar e shohim me seriozitet të shtuar ngjarjen. Është një veprim joprofesional dhe i papërgjegjshëm nga ana e Rusisë”, shtoi tutje Edström.

Suedia e ka mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet nga Rusia, ndërkohë që të njëjtën gjë e ka bërë edhe Rusia kundrejt Suedisë. /NobelPress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera