Lajme

Katër aeroplanë nuk mund të aterojnë

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 21 March 2018

Katër fluturime janë anuluar në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kjo shkaku i kushteve atmosferike, erërave e reshjeve të borës.

Menaxheri i planifikimit të fluturimeve, Driton Hyseni tregon për fluturimet që janë anuluar dhe kur do të mund të udhëtojnë, shkruan Infokusi.

Aeroplani i Edelëeiss (EË5712/5713) ka divertuar në Sofje dhe është anuluar arrija dhe shkuarja, udhëtarët në arritje pritet që nga Sofja të kthehen me aeroplan në Shtutgard prapë dhe fluturimi pritet të realizohet nesër nga EË5712/5713.

-Advertisement-

Sipas Hysenit, po ashtu edhe kompania ajrore(JP115/156) ka divertuar në SKP dhe është anuluar për në Prishtinë, , udhëtarët në arritje kanë pasur të transportohen me autobusë nga Shkupi për në Prishtinë. “JP838/839 ka divertuar në Shkup dhe është anuluar për Prishtinë, udhëtarët në arritje kanë pas të transportohen me autobusë nga Shkupi për në Prishtinë.

Si dhe kompania ajrore me aeroplan (OS777/778) ka divertuar në Tiranë-TIA, pastaj e ka realizuar fluturimin me vonesë TIA-PRN-VIE. Nga TIA ka ardhur si fluturim (ferry). Udhëtarët transportohen me autobusë nga Tirana në Prishtinë”, ka thënë Hyseni. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera