Rozë

Kate Moss zbulon si flirtoi me të Frank Sinatra vite më parë

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 14 December 2022

Modelja e famshme, Kate Moss, në çdo moment di se si të marrë gjithë vëmendjen e publikut. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë ku ka pranuar se i madhi Frank Sinatra ka flirtuar me të në një mënyrë mjaft të veçantë në vitin 1995.

Kujtojmë se Moss gjatë asaj kohe ka qenë në një lidhje me aktorin e famshëm të Hollywood-it, Johnny Depp.

Mirëpo, Frank nuk kishte humbur aspak kohë dhe menjëherë vendosi që të ‘përfitonte’ kur Depp nuk ndodhej vërdallë.

-Advertisement-

“Kishte ende një shkëlqim në sytë e tij blu. Unë u ula duke pirë një cigare, ai më vuri re dhe erdhi drejt meje. Ai mori të gjithë sigurinë e tij në mënyrë që Johnny të mos arrinte tek unë. Kështu që më pyeti: “Çfarë po bën zonjë e vogël?” dhe unë i thashë “Gëzuar ditëlindjen, Frank ,” dhe ai u hodh mbi mua. Më puthi në buzë dhe më pas më dha një cigare pa filtër. E humba mendjen.”

Kate Moss ka thënë gjatë intervistës së saj se kur ka parë të bijën e saj, Lila Grace, në pasarelë për herë të parë, ka qenë mjaft e emocionuar dhe në ankth për të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera