Lifestyle

Kate Middleton shfaqet elegante në pallto ‘Dolce & Gabbana’ për ditën e fundit të turit mbretëror (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 02 Shkurt 2018
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit e kanë përshëndetur turmën e njerëzve, të cilët ishin mbledhur jashtë një shkolle në Oslo gjatë mëngjesit të së premtes.Shkolla ka qenë lokacioni i programit të suksesshëm televiziv norvegjez ‘Skam’, transmeton Telegrafi.

Kate, e cila është rreth gjashtë muajsh shtatzënë dhe po e pret fëmijën e tretë, është shfaqur magjepsëse në pallton e saj të firmës ‘Dolce & Gabbana’.

-Advertisement-

Pallton e kishte kombinuar me aksesorët e saj klasikë me ngjyrë të zezë – pra me taket e zeza, dorëzat dhe çantën e dorës të firmës ‘Mulberry’.

Vlen të ceket se Kate Middleton vlerësohet si ikonë e modës, e cila ka një stil tejet elegant.

Ndryshe, gjatë ditës së fundit të tyre në Norvegjezi, çifti do të ketë drekë private me Princin dhe Princeshën në Skaugum. Ata pastaj do të bëjnë një shëtitje të shkurtër në muzeun Holmenkollen.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy