Rozë

Kate Middleton shfaqet me barkun e fryrë

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 09 November 2017

Nëna mbretërorë në detyrë!

Dukesha e Cambridge është parë të mërkurën në Londër ku ishte pjesë e një forumi e ku tashmë dukej barku i saj i fryrë.

35 vjeçarja shtatzënë kishte zgjedhur një fustan ngjyrë vishnje që vinte në pah barkun e saj që po rritet, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Në këtë ngjarje që fliste për fëmijët dhe edukimin, Middleton foli si nënë.

“Si nënë që tashmë jam mësuar ta lë fëmijën tim në oborrin e shkollës, për mua është e qartë se duhet përpjekja e një komuniteti të tërë për të rritur dhe edukuar një fëmijë”.

“Pavarësisht se a jemi drejtues shkollash, mësues, staf mbështetës apo prind – jemi të gjithë në këtë punë së bashku. Të gjithë punojmë që t’i japim fëmijës forcën emocionale që ata kanë nevojë për tu përballur me jetën dhe sfidat e saj”, ka thënë ajo para turmës.

Middleton ishte e zënë këtë javë. Të martën mbrëma, ajo mori pjesë në një darkë gala ku kishte veshur një fustan të zi.

Në ndërkohë që Palllati Mbretëror ka bërë të ditur se foshnja numër 3 pritet të lindë në muajin prill të vitit 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera