Kate Middleton flet për gjendjen e saj shëndetësore dhe kimioterapinë
Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 22 July 2024
Kate Middleton ka folur për trajtimin e saj të kancerit në një angazhim të ri publik. Princesha e Uellsit aktualisht po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese dhe zbuloi se do të trajtohet edhe për disa muaj të tjerë.
“Jam mahnitur nga të gjitha mesazhet e mira të mbështetjes dhe inkurajimit. Me të vërtetë kanë bërë ndryshim të madh për William-in dhe mua dhe na kanë ndihmuar të dyve në disa nga periudhat më të vështira. Unë jam duke përparuar mirë, por siç e di kushdo që kalon nëpër kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija,” -tha Kate.
Duke treguar më tej për këtë periudhë, Kate tha:
“Ka ditë të këqija, kur ndihem e dobët, e lodhur dhe duhet t’i dorëzohem trupit duke pushuar. Por në ditët e mira, kur ndihem më e fortë, dua të shfrytëzoj sa më shumë që të ndihem mirë. Trajtimi im është i vazhdueshëm dhe do të jetë edhe për disa muaj të tjerë. Në ditët që ndihem mjaft mirë, është kënaqësi të angazhohem me jetën shkollore, të merrem me gjërat që më japin energji dhe pozitivitet, si dhe të filloj të bëj pak punë nga shtëpia.
Unë po mësoj se si të jem e durueshme, veçanërisht me pasigurinë. Duke e marrë çdo ditë siç vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke i lejuar vetes të marr kohë të nevojshme për t’u shëruar. Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj të vazhdueshëm dhe të gjithëve ju që keni ndarë me kaq guxim historitë tuaja me mua.”
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...