Lajme

Katastrofa ruse/Me vendim zyrtar Putin planifikon zhdukjen e identiteteve të ushtarëve të vrarë rus në Ukrainë (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 15 March 2022

Televizione botërore, repoter, fotografë e gazetarë nga e gjithe bota po e përcjellin situatën nga kryetema botëroe e tashmë 20-ditëve – Lufta në Ukrainë.

Përmes lidhjeve direkte e storieve televizive po mundohet të paraqitet situata aktuale që po mbizotëron atje, përcjellë infosot.com

Përpos raportimeve rreth gjendjes aktuale të qyteteve, fshatrave, civilëve e cdo detaji tjetër se çka sjell lufta në një vend, gjithashtu është raportuar edhe për gjendjen e luftëtarëve si nga ana e Ukrainës, por edhe nga ajo e Rusisë. Madje për këtë të fundit shumë shpesh janë vënë në dyshim kushtet me të cilat po mbahen dhe po luftojnë ushtria ruse, ku në përgjithësi ajo çka u tregua është se ata nuk po trajtohen si duhet edhe nga mënyra e ushqyerjes, duke përjashtuar faktin se shumica e ushtarëve rus janë mosha të reja, ku disa prej tyre ende nuk i kanë mbushur as 20 vjet.

-Advertisement-

Përpos kësaj, infosot.com ka arritur të siguroj një dokument të nënshkruar nga ministri i mbrojtjes ruse, Sergei Shoigu, ku thuhet se luftëtarët që do vriten gjatë luftimeve do të I’u zhduket edhe identiteti, dhe do të groposen në tokat ukrainase, dhe kështu do të njehen vetëm si numra në varrezat masive.

Në dokumentin e siguruar nga infosot.com, shihet qartë se vendimi vlenë prej datës 24 shkurt, atëherë ku presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk po zhvillohej luftë por vetëm “operacione speciale të shpëtimit”, gjë që lë të kuptojë se shteti rus e ka planifikuar nisjen e luftës qe nga ajo datë.

Ndër të tjera, në këtë dokument të nënshkruar nga ministri i Ministrisë së Mbrojtjes ne Rusi, tregohet se si luftetarët rus, në rast se vriten në Ukrainë nuk do të varrosen me nderime të larta në shtetin e tyre, por do te futen në gropa masive dhe kështu duke i përvetësuar ata vetëm si numra, si p.sh.: Varreza nr.1: me 250 ushtarë; Varreza nr.2 me 340 ushtarë e kështu me rradhë. Dhe kjo mënyrë do të njihet si “nderim i lartë” për ushtarët që dhanë jetën atje.

“Ja çfarë përgatiti komanda ruse për ushtarët e saj.

1. Putin urdhëroi që të gjithëve tju heqen cilësitë ose veçoritë që i bëjnë ushtarët të veçantë (të mos personalizohen)

2. Në rast vdekjeje në Ukrainë, u vendos që të mos varroseshin me nderime, por në varre masive, duke u caktuar vetëm një numër.

Varri1 – 250 ushtarë
Varri2 – 340 ushtarë

13. Për shumë, edhe një varrim i tillë do të jetë një nder, pasi paragrafi i fundit i letrës thotë se nëse është problematike të nxirrni trupin tuaj nga Ukraina, atëherë ai duhet të shkatërrohet.

Dorezohu!”, thuhet ndër të tjera në vendimin e siguruar nga infosot.com

Madje, nga ky vendim lejohet që të bëhet edhe shkatërrimi total i trupave të vdekur, kështu duke mos dhënë asnjë përgjegjësi për ta shteti rus.

Gjithmonë duke iu referuar dokumentit zyrtar, shihet se ky vendim erdhi me urdhër të Putinit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera