Sport

Katari s’di si të mbushë stadiumet, merr tifozë me pagesë/ 10 euro dhe 3 vakte falas për të ndjekur ndeshjet e Botërorit

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 18 November 2022

Kanë mbetur edhe vetëm dy ditë nga Kupa e Botës në Katar dhe akuzat ndaj vendit organizator për veprime jo të hijshme deri në kufijtë e absurdit, sa vijnë e shtohen.

Së fundmi raportohet se organizatorët po paguajnë njerëz nga Pakistani me 10 euro, plus tre vakte falas, për të marrë pjesë në ndeshje dhe për t’u shtirur si tifozë të skuadrave të caktuara. Tifozët “fallco” do të jenë gjithashtu edhe në sheshepër të krijuar idenë e një atmosfere të bukur

Periudha në të cilën po zhvillohet ky Botëror, largësia, çmimet e larta, por dhe kushtet e pa pranueshme, si mos lejimi i alkoolit e shumë të tjerave, kanë bërë që parashikimet të jenë të zymta në lidhje më praninë e tifozëve.

-Advertisement-

Në këtë mënyrë organizatorët kanë vendosur të gjejnë këtë zgjidhje në mënyrë gjithçka të ngjajë bukur. Shkeljet e të drejtave të njeriut, lira e fjalës, kushtet e punës, e shumë faktorë të tjerë social kanë bërë që shtete, aktorë, personazhe të famshëm, por edhe futbollistë aktivë ose ish-futbollistë të dalin kundër këtij organizimi me shumë dritë-hije.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera