Sport

Katari ”çmend” me projektin e stadiumit të ri (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 23 August 2017

Vendimi për caktimin e Botërorit të futbollit në vitin 2022 në Katar u shoqërua me polemika dhe skandale të panumërta mbi ryshfetet e paguara, korrupsionin e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, si dhe kushtet çnjerëzore të punëtorëve të importuar nga vendet e varfëra.

Por tani, oazi i Lindjes së Mesme synon të lërë mbresa me arkitekturën dhe ambientet e tjera.

Komiteti organizativ i Kupës së Botës zbuloi projektin e stadiumit “Al Thumama”, një prej 8 strukturave që do të presin ndeshjet e Botërorit në vendin e Gjirin Persik. Me planin e fundit, bëhen 6 stadiumet që kanë zbuluar projektet, njëri më i bukur se tjetri, por ende larg realizimit përfundimtar.

-Advertisement-

Stadiumi “Al Thumama” do të ketë një kapacitet prej 40 mijë vendesh dhe do të jetë jo vetëm një oaz feste për tifozët, vetëm 4 kilometra larg Dohas, por gjithashtu bazë për disa ekipe. Struktura sportive ka formën dhe imazhin e “Gahfiya”-s, kapelja karakteristike e bardhë e veshur nga burrat në vendet myslimane arabe.

Brenda stadiumit nuk do të ndihet aspak i nxehti sfilitës i shkretëtirës. Sistemi ftohës i një teknologjie inovative do ta çojë temperaturën deri në 18 gradë Celsius. Pjesë e projektit të stadiumit do të jenë edhe disa fusha sportive basketbolli, volejbolli, një pistë atletike dhe një qendër hipizmi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera