Lajme

“Katalonja nuk është Kosovë”

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 09 October 2017

Katalanas që e përshkrujnë veten si “shumica e heshtur” e kundërshtuan pavarësinë e rajonit e me këtë slogan mbushën rrugët e Barcelonës të dielën.

Policia thotë se të paktën 350 000 vetë morën pjesë në tubimin gjigand, organizatorët e të cilit pretendojnë se numri i pjesëmarrësve ishte gati 1 milion. Demonstruesit u mblodhën në sheshin Urquinaona, duke valëvitur flamuj spanjollë, katalanas e të Bashkimit Europian, ndërsa thërrisnin me të madhe “Rrofte Spanja!”

Eventi me moton “Mjaft më, t`i kthehemi arsyes” u organizua nga Shoqata Qytetare Katalanase, e cila i bëri thirrje banorëve të rajonit të ngrenë zërin e tyre si mazhorancë e heshtur. Laureati i Nobelit në Letërsi, Mario Vargas Llosa dhe ish-Presidenti i Komsionit Europian, Josep Borell, një socialist katalanas tejet i njohur, iu drejtuan protestuesve në fund të tubimit.

-Advertisement-

“Përtej kujtimeve të së shkuarës, ndonjëherë madhështore, e herë të tjera tragjike, Spanja është gjthashtu një vend i lirisë, vend i sundimit të ligjit dhe nuk do të shkatërrohet nga separatizmi”, tha Llosa.

Borell u shpreh se Katalonja nuk është një shtet si Kosova, ku të drejtat e njerëzve ishin shkelur sistematikisht: “Katalonja nuk është si Lituania, Kosova apo Algjeria. Nuk është një territor i pushtuar apo i militarizuar. Krahasimi nuk ka vend”.

Spanja është zhytur në krizë politike që kur liderët katalanas i bënë realitet zotimet e mbajtjes së referendumit të pavarësisë në 1 tetor, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vendit që e shpallte votimin të paligjshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera