Sport

Kastriot Rexha flet para ndeshjes me Prishtinën

Autori: M.M 13:48 | 22 January 2021

Drita dhe Prishtina nesër takohen në kuadër të finales së Superkupës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Të dyja skuadrat po vazhdojnë fazën përgatitore në Turqi, atje ku edhe do të zhvillohet kjo ndeshje, për herë të parë në histori të futbollit vendor.

Para këtij ballafaqimi Gazeta inFokus ka biseduar me futbollistin e Dritës, Kastriot Rexha, i cili ka thënë se do të japin me të mirën për të fituar këtë duel.

-Advertisement-

“Po për ne do jetë ndeshja e pare për këtë vit dhe do mundohemi normal të japim ma të mirën, sa do që kjo ndeshje nuk e ka vlerën e madhe për nga rëndësia.

Vet përballja me Prishtinën është e rëndësishme, andaj ne do mundohemi të japim më të mirën ta fitojmë këtë ndeshje”, ka përfunduar Rexha.

Përballja mes Dritës dhe Prishtinës luhet nesër në ora 12:00 në Antalia të Turqisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera