Lajme

Kastrati: Fabrika e municionit projekt i nevojshëm – Të mos mbetet premtim parazgjedhor

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 27 November 2024

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, e ka vlerësuar si të nevojshëm projektin për ndërtimin e një fabrike municioni në Kosovë.

Mirëpo ai ka paralajmëruar se kjo nismë nuk duhet të mbetet vetëm si premtim i fushatës parazgjedhore.

 “Sa i përket ndërtimit të infrastrukturës për FSK-në dhe për institucionet tjera të sigurisë, unë mendoj se kjo është e mundur dhe ka qenë e mundur qysh kaherë. Mirëpo, pasi kjo po bëhet në një kohë kur është fillimi i fushatës parazgjedhore, unë uroj dhe shpresoj të mos jetë një premtim i fushatës dhe pastaj të mos kemi ndonjë rezultat në qeverisjen e ardhshme”, ka deklaruar Kastrati në RTV Dukagjini.

-Advertisement-

Ai ka theksuar rëndësinë strategjike të një fabrike të tillë, duke theksuar se ndërtimi i saj do të mundësonte furnizimin e ushtrisë së Kosovës me municione të prodhuara brenda vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera