Lajme

Kastrati: Bahtiri pasi e dështoi Mitrovicën, po heq dorë nga ajo

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 02 June 2017

Kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, tha se ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga anëtarësia e PDK-së në qytet dhe në fshatra, për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

Ai shton se ”qytetarët janë lodhur nga mashtruesit, sikurse kryetari aktual, Agim Bahtiri, i cili pasi dështoi Mitrovicën po heq dorë fare nga ajo”, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë në kuadër të fushatës zgjedhore kandidatët për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicë, janë duke zhvilluar takime me qytetarët shqiptarë të cilët jetojnë në veri të qytetit dhe fshatrat e komunës.

-Advertisement-

Në këto takime u tha se mitrovicasit më tepër se të gjithë kanë nevojë për ”Fillimin e Ri” pasi sipas tij qytetarët e kësaj komune tash e tre vjet kanë përjetuar një qeveri komunale që ka degraduar gjithë qytetin e tyre, transmeton Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera