Kasanof: Po e ndihmojmë Kosovën për hetimin e sụlmit në Ibër-Lepenc, ishte një sulm i tmerrshëm
Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 20 December 2024
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e ndihmojnë Kosovën që të kryejë hetimin lidhur me sulmin e 29 nëntorit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, në fshatin Varragë të Zubin Potokut.
Kasanof ka thënë se është kritike që hetimi të ndjekë faktet në terren dhe të shqyrtojë të gjitha informacionet, teksa ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë që të ketë një hetim të besueshëm për këtë sulm.
“Ai ishte një sulm i tmerrshëm. E kemi dënuar me fjalët më të forta të mundshme dhe do ta ritheksoj këtu që dënojmë çdo lloj sulmi të tillë. Po e ndihmojmë Kosovën dhe qeverinë e Kosovës që të kryejnë hetimin. Kemi ndihmuar duke vënë në dispozicion burime për këtë qëllim. Dhe mendojmë se është me rëndësi kritike që çdo hetim të ndjekë faktet në terren, të shqyrtojë si duhet të gjitha informacionet aty dhe të punojnë me partnerët ndërkombëtarë në këtë kontekst për t’u siguruar që do të ngrihet një hetim i besueshëm. Ajo që mund të them është që akte të tilla janë jo vetëm të tmerrshme por janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet dhe i refuzojmë në mënyrën më të fortë”, ka deklaruar Kasanof në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Të tjera
-
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Fundviti po na bashkon me mërgimtarët. Mijëra bashkatdhetarë kanë marr...
-
Publikohet momenti i sụlmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë
Sipas mediave gjermane ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pas sulmit ku ...
-
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – publikohen pamjet e arrestimit të tij nga policia gjermane
Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh ...
-
Osmani reagon pas sụlmit në Magdeburg: Populli i Kosovës qëndron krah atij të Gjermanisë!
Një sulm ka ndodhur sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me ...
-
Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, Bild: Të paktën 11 të vdẹkur e 80 të plagosur
BILD raporton duke u thirrur në burime se në sulmin në tregun e Krishtëlindje...
-
Makina u fut mes turmës, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Gjermani, reagon Scholz
Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur, pas...
-
Hovenier e konfirmon se FBI po e heton sụlmin në Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se sulmin terro...
-
Fundjavë me mot të ndryshueshëm, paralajmërohen ngrica
Fundjava në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm. Sipas ...
-
Hovenier: Plotësisht e vërtetë se kemi pasur dallime serioze me Qeverinë Kurti
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur qëndrimin...
-
Kurti publikon foto me Ramën: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi nga ceremonia e nënshkrrimit ...
-
“Këta edhe nuk i kanë kushtet edhe na mësojnë qysh me jetu” – Gurbetqari befason me deklaratën e tij, tregon si nuk mund të jetojë Kosovë
“Këta edhe nuk i kanë kushtet edhe na mësojnë qysh me jetu”, ka thënë një gur...
-
Sụlm terrọrist në tregun e krishtlindjeve! Makina futet mes turmës së njerëzve në Gjermani, disa të vdekur
Një sulm terrorist ka ndodhur në një treg krishtlindjesh në Magdeburg të ...