Karrigia që ndan LDK-në me Vetëvendosjen
Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 22 August 2019
Posti i kryeministrit duket se do të jetë pengesa kryesore që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje të lidhin koalicion qoftë parazgjedhor, qoftë paszgjedhor për ta formuar qeverinë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që pritet të mbahen së shpejti. Madje takimet në mes tyre, të organizuara, deri më tash po konsiderohen sa për sy e faqe, shkruan gazeta “Zëri”.
Kërkesës së Vetëvendosjes për koalicion parazgjedhor ende nuk i është përgjigjur pozitivisht Lidhja Demokratike e Kosovës, ndonëse së shpejti pritet që vendi të shkojë në zgjedhje. Edhe pse kanë zhvilluar disa takime dhe kanë krijuar edhe grupe punuese sa i përket kësaj çështjeje, LDK-ja dhe LVV-ja nuk po arrijnë të bien në ujdi për ndarjen e pozitave në rast të triumfit të tyre në zgjedhjet e reja.
Pozita e kryeministrit po vlerësohet se do të jetë ajo që do t’i ndajë rrugët e këtyre partive si në koalicion parazgjedhor, po ashtu edhe në atë paszgjedhor.
Madje takimet që aktualisht janë duke i zhvilluar këto parti po vlerësohen të mos jenë serioze. Megjithatë, nga LDK-ja dhe nga Vetëvendosja nuk e pranojnë se pozita e kryeministrit mund t’i bashkojë ose mund t’i ndajë. Ata shprehen se parimet, ideologjia dhe profilet e tyre majtiste dhe djathtiste janë pengesat kryesore që do të jenë të vështira për t’u harmonizuar.
Të tjera
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...