Karius: Ramos nuk më ka kërkuar ende falje

Autori: Gazeta inFokus
15:47 | 23 September 2018
4 muaj pas finales së Champions League ndaj Real Madrid, ku ishte protagonist për keq me dy gafat që i kushtuan trofeun skuadrës së Liverpool, portieri Loris Karius ka folur sërish për atë sfidë.
Portieri gjerman, që tashmë luan në Turqi me Besiktas pasi u largua nga “reds”, kujton atë që ndodhi 100 ditë më parë.
“Mund të ndodhë për të gjithë që të përjetojnë një mbrëmje të keqe”, tha Karius, që shton se gabimet e tij erdhën si pasojë e goditjes në kokë që i dha mbrojtësi madrilen Sergio Ramos, që sipas tij u vërtetua edhe nga mjekët, që e diagnostikuan me dëmtim celebral.
Duke folur për “Bild” për atë ndeshje, Karius shton: “Fakti që arrita të kualifikohem dhe luaj në finalen e Champions League e konsideroj si një rezultat të madh dhe nuk lejoj askënd të më shkatërrojë atë që kam arritur. Vjet realizova një sezon fantastik, me një finale të pafat, por në sport ka edhe zhgënjime. Por në sport duhet të dish të kalosh këto momente zhgënjimi”.
“Askush nuk do ta vërtetojë 100% se sa të lidhura janë gabimet e mia me goditjen që pësova nga Ramos në atë ndeshje. Nuk është një justifikim, por një shpjegim. Nuk e di nëse Sergio Ramos më goditi qëllimisht apo jo, por di të them që nuk më ka kërkuar kurrë ndjesë. Pas vizitës mjekësore doli se kisha një deficit në pamje, çka shpjegohen edhe këto gabime të miat. Tani luaj me Besiktas, një klub i madh, një sfidë e re për mua”, tha Karius.
Të NgjajshmeKarius turpërohet nga Quaresma në stërvitje Karius bën gabim trashanik në debutim te Besiktas Karius: Klopp deshi të më mbante te Liverpooli ZYRTARE: Loris Karius largohet nga Liverpooli, bëhet me skuadër të re Tifozët e Liverpoolit të befasuar me klubin për vendimin e Karius Loris Karius pranë largimit nga Liverpool

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të martën
Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e...
-
Putin refuzoi armëpushimin e plotë/ Trump: Jam i zemëruar dhe i pakënaqur me të, ata po bombardojnë si të çmendur…
Presidenti Donald Trump, gjatë diskutimit me kryeministrin izraelit Benjamin ...
-
Lekaj i prerë: Në asnjë mënyrë nuk ia bëjmë Kurtit qeverinë, edhe po të na jap kryeministrin
Pal Lekaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se në as...
-
Publikohet dokumenti i vitit 1999: Serbët kishin lëshuar urdhër-arrest për Hashim Thaçin
Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, Shk...
-
Fahrije Hoti çon në Athinë rrëfimin historik frymëzues të grave të Krushës
Një bashkëbisedim i jashtëzakonshëm me zonjën Fahrije Hoti, iu është ofruar a...
-
Sekuestrohet substancë narkotike dhe ndalohet një person i dyshuar në Podujevë
Stacioni Policor në Podujevë, pas pranimit të informatës dhe realizimit të ve...
-
Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës
Me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në tregun ve...
-
“A u takove me Radoiçiqin?”, Duda Balje thotë Jo, por e sfidon Kurtin: Hajde në Reçan
Duda Balje, deputetja e SDU ka bërë thirrje publike ndaj kreut të VV-së, Albi...
-
Kurti kritika BE-së: Po i mbështet politikat e Serbisë, të Kosovës veç po pëlqehen
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një panel të sotëm diskutimi në Bruks...
-
Trump në takim me Netanyahun: Lufta në Gazë duhet të marrë fund
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me ...
-
Shprehja “hajvan”, Dërguti: Kurti duhet të kërkojë falje
Mbrëmjen e 9 shkurtit kur po e shpallte fitoren e partisë së tij i quajti...
-
Detaji që sipas Burim Ramadanit tregon që VV po bën hajgare me ftesën që ia bëri LDK-së
Sipas analistit Burim Ramadani, kur në një letër nuk ceket vendi i takimit, n...