Sport

Karikatura e ditës: A do të mund ta përballojë presionin 7-i i ri i Real Madridit?

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 01 September 2018

Protagonist i Karikaturës së Ditës të Goal.com për ditën e shtunë është lojtari i ri i Real Madridit, Mariano Diaz, i cili tani e mban ish-numrin e fanellës së Ronaldos, numrin shtatë.

Real Madridi e kishte prezantuar dje sulmuesin e rikthyer në Santiago Benarbeu, Marianon me të cilin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.

Tifozët e Real Madridit nuk e kishin pritur që Mariano ta marrë fanellën më numër shtatë, por megjithatë, ky numër simbolik në Real Madrid, do t’i përkasë sulmuesit 25-vjeçar të sapo transferuar, Mariano.

Mariano u largua para një viti nga Los Blancos për t’iu kthyer atyre përsëri një vit më pas. Meqenëse Real Madridi nuk ka blerë asnjë lojtarë tjetër për ta zëvendësuar Ronaldon pas largimit të tij, presioni për të shënuar gola në momente vendimtare i mbetet Marianos, i cili tashmë në fanellën e tij e mban numrin e njëjtë me atë që e kishte mbajtur edhe Ronaldo.

-Advertisement-

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi këtë afat kalimtar dhe iu bashkua skuadrës së Juventusit për 112 milionë euro. Ai i kishte shënuar 450 gola në 438 ndeshje dhe kishte fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi në tre vitet e fundit.

“A do të jetë numri shtatë me fat për Mariano Diazin? Lojtarit të sapo transferuar nga Lyoni i është dhënë numri që e kishte mbajtur Ronaldo në Real Madrid, por a do mund ai t’i përballojë presionit që vjen me atë fanellë?”, shkruan Goal.com në mbishkrimin e karikaturës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera