Kaq prishtinas hynë në të kuqen për dy javë
Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 26 April 2017
Gjatë prillit policia ka shqiptuar 370 fletëparaqitje atyre që nuk e kanë respektuar ditën e e kuqe të semaforëve.
Për të shtuar sigurinë në trafik, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Prishtinë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë ka aktivizuar edhe këtë javë planin e veprimit “Mosrespektimi i Dritës së Kuqe të Semaforit dhe Rreshtimi i Gabuar”.
Ky plan operativ kishte filluar dy javë më parë, por për shkak të numrit të madh të shkelësve të këtyre rregullave, policia ka vendosur ta vazhdojë atë.
Milaim Fejzullahu, komandanti i Trafikut Rajonal në Komunën e Prishtinës tha për KALLXO.com se në javët e kaluara nga ky plan janë shqiptuar 370 fletëparaqitje.
‘Ky riaktivizim është bërë për shkak se me vëzhgimet tona sistematike është vërejtur një numër i konsiderueshëm i shoferëve të cilit nuk i respektojnë rregullat për respektimin e dritës së kuqe dhe rreshtimin të duhur në komunikacion”, tha Fejzullahu.
Në bazë të planit, policë me rroba civile janë të vendosur afër udhëkryqeve me semaforë për të fotografuar shoferët që hyjnë në të kuqen.
“Fotografitë të cilat bëhen nga ana e policëve bashkëngjiten me fletëparaqitjen dhe dërgohen në gjykatë. Metoda e fotografimit është bërë me qëllim që kundërvajtësve t’u ofrohet shkelja me dëshmi”, tregon Fejzullahu.
Ai shtoi se ky plan i veprimit do të vazhdojë për një javë rresht duke vepruar në qytet dhe rrugë tjera rajonale ku janë të vendosur semaforët dhe se qëllimi kryesor është veprimi preventiv si dhe veprimi ligjor ndaj kryerësve të kundërvajtjeve.
Habib Qorri , zyrtar për Shërbimet Publike në Prishtinë tha se komuna po investon vazhdimisht në bazë të buxhetit për projekte të mobilitetit dhe sigurisë në trafik.
“Komuna në kuadër të rregullimit te qytetit dhe ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor ka planifikuar dy pozicione buxhetore të cilat do të ndikojnë në rritjen e sigurisë, e në veçanti për pjesëmarrës në trafikun rrugor”, tha Qorri për KALLXO.com.
Sipas Qorrit, njëri nga këto pozicione lidhet me ndërtimin e semaforëve dhe pajisjeve për siguri ku hyjnë edhe kamerat, ndërsa tjetri ka të bëjë me vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet.
Për këto dy projekte nga ana e komunës janë planifikuar 120,000 euro, por kostoja e saktë e tyre do të bëhet e ditur tyre bëhet e ditur pas procedurave ofertuese dhe konkurruese .
Habib Qorri bëri të ditur se kamerat e sigurisë do të vendosen në udhëkryqet me frekuentim të madh të automjeteve dhe këmbësorëve, si dhe në kryqëzime të shumë rrugëve.
“Udhëkryqet te Mensa e Studentëve dhe te katedralja janë më të nevojshme, për shkak se janë shumë të ngarkuara me frekuentim si dhe kryqëzim nga të katër anët. Është karakteristike se janë udhëkryqe që kanë hyrje dhe dalje nga qyteti dhe shumë gjëra që ndikojnë në siguri mund të përcillen përmes këtyre kamerave”, tha Qorri.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumb...
-
Dy kosovarë dyshohet se janë arrestuar nga Serbia
Ushtria serbe raportohet se i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva...
-
Kur do të hapet Ura e Ibrit ?
Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të S...
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...