Lajme

Kaq muaj i vazhdohet paraburgimi Xhabir Zharkut

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 14 January 2020

Edhe për dy muaj të tjerë i është vazhduar masa paraburgimi, ish kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharkut.

Kështu ka bërë të ditur Gjykatësi i procedurës paraprake, Mustaf Tahiri, për ” Betim për drejtësi”, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka thënë se kjo masë e caktuar ndaj të dyshuarit Zharku, do të vlejë deri më 9 mars të këtij viti.Zharku ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2019, nën dyshimet se gjatë viteve 2008-2010, ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare apo autorizimit, në kohën kur ishte kryetar i kësaj komune.

-Advertisement-

Ndryshe, ditë më parë edhe Gjykata e Apelit e kishte lënë në fuqi masën e paraburgimit që kishte shqiptuar Gjykata në Ferizaj, më 14 dhjetor 2019, pasi që kishte aprovuar kështu kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“I pandehuri Xh.Zh. dyshohet se në tetor të vitit 2008 dhe shkurt të vitit 2010 në Kaçanik, si person zyrtar, përkatësisht kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit dhe shkaktimit të dëmit të Komunës së Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare”, thuhej në njoftim e Gjykatës Themelore në Ferizaj.Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri kërkesën e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, Xhabir Zharku, në vitin 2011, ishte dënuar nga EULEX-i me 3 vjet burgim për veprat penale “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa pas kësaj ishte arratisur nga Kosova, ku kishte jetuar në Suedi e në disa raste kishte marrë pjesë në organizime të institucioneve të Kosovës.Në shtetin skandinav ai kishte jetuar për gati pesë vjet e gjysmë, derisa më 7 qershor të vitit 2018, ai ishte kthyer në Kosovë, pasi që kishte kaluar afati i ekzekutimit të dënimit ndaj tij./Gazeta inFo

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera