Lajme

Kaq fëmijë me aftësi të veçanta kanë shkuar në Poloni

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 30 March 2022

Rreth 80 fëmijë me aftësi të veçanta, disa të shoqëruar nga kujdestarët e tyre, kanë mbërritur në qytetin kufitar të Przemysl, Poloni, pasi u transferuan nga Dnipro, Ukrainë të martën, shkruan CNN, raporton Gazeta Infokus.

Më shumë se 100 njerëz në total mbërritën në Przemyśl të martën në mbrëmje me tren, tha të mërkurën një zëdhënës i rajonit lokal të Podkarpackie Voivode, Michał Mielniczuk.

Ata më pas u transferuan në një qendër pritjeje në qytetin Stalowa Wola, me 26 fëmijë të marrë me ambulancë, tha Mielniczuk.

-Advertisement-

Fëmijët do të qëndrojnë për rreth tre ditë në Stalowa Wola, ku do të marrin ndihmë dhe mbështetje, përpara se të dërgohen në Gjermani, shtoi Mielniczuk./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera