Lajme

Kaq do të dënoheni nëse gjuani mjete piroteknike gjatë festave në këtë komunë

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 29 December 2021

Komuna e Drenasit ka nxjerrë një urdhëresë përmes së cilës ndalon ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike në hapësirat publike dhe zonat e banuara, për festat e fundvitit.

Fishekzjarrët dhe mjetet tjera piroteknike do të lejohen vetëm nga ora 23:00 e datës 31 dhjetor, deri në orën 00:30 të 1 janarit.

Sipas njoftimit të Komunës së Drenasit, personat që do të veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të gjobitën në shumë prej 100 euro.

-Advertisement-

“Përjashtim nga kjo urdhëresë bënë data 31.12.2021 nga ora 23:00-00:30, e datës 01.01.2022 (një orë e tridhjetë minuta). Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të gjobiten në shumën prej 100 euro dhe për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit”, thuhet në dokument.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera