Sport

Kapiteni i Shkëndijës provokon Milanin, takohet me yllin e Interit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 16 August 2017
Shkëndija gjendet në Milano ku do ta zhvillojë ndeshjen play-off të Ligës së Evropës, pikërisht kundër Milanit.
Gjatë kësaj vizite në qytetin italian, kuqezinjtë e Tetovës kanë pasur një mysafir të papritur në hotelin e tyre, ku është shfaqur lojtari i Interit, Ivan Perisiç, i cili është takuar me mikun e tij të vjetër Ferhan Hasanin.

Dyshja ka qenë pjesë e Volfsburgut në të kaluarën dhe që atëherë ndajnë një miqësi të mirë.

Me një postim në “Instagram”, “Buba” ka shprehur lumturinë e tij për këtë vizitë nëpërmjet një fotoje të bërë ditën e djeshme.

“I lumtur që shoh përsëri vëllain tim”, ka shkruar Hasani, i cili si rival në fushë do të ketë një tjetër mik, Rikardo Rodrigezin, me të cilin kapiteni i Shkëndijës ka qenë gjithashtu në të njëjtën skuadër gjatë eksperiencës gjermane.

-Advertisement-

hasani perisic

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera