Sport

Kapiteni Samir Ujkani flet në prag të ndeshjeve miqësore

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 22 March 2018

Kombëtarja e Kosovës, ka mbajtur dje në Francë, nën udhëheqjen e selektorit Bernard Challandes, dy stërvitjet e para në prag të ndeshjeve miqësore me Madagaskarin dhe Burkina Fason, shkruan infokusi.

Ekipi ka shfaqur një formë shumë të mirë gjatë stërvitjes dhe një frymë bashkëpunimi e optimizimi.

Kapiteni Samir Ujkani ka deklaruar se përvoja e deritashme gjatë kualifikimeve e ka rritur dhe e ka pjekur ekipin dhe se kjo është vënë re edhe sot gjatë stërvitjeve. Lojtarët sot me lehtësi kanë ndjekur udhëzimet e trajnerit dhe kanë aplikuar teknikat e kërkuara nga ai dhe kjo, thotë Ujkani, vjen si rezultat i njohjes së lojtarëve me njëri tjetrin dhe përvojës tashmë të përbashkët si pjesë e Kombëtares së Kosovës. Ujkani thotë se, pavarësisht faktit se do të luajnë ndeshje miqësore, do të jenë shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm gjatë ndeshjes. “Ekipet kundër të cilave do të luajmë i respektojmë. Burkina Faso nuk është aspak ekip i lehtë. Por, me përvojën e deritashme jam optimist se do të luajmë një lojë të mirë dhe ekipi do të shfaqë fuqinëe tij. Duhet pasur parasysh që fuqia e ekipit nuk janë talentët si individë të vecantë. Fuqia e ekipit vjen në shprehje atëherë kur këta talentet individuale të secilit koordinohen në një mënyrë të atillë që të funksionojnë si një trup i vetëm. Kam besim se ekipi ka arritur një nivel të lartë të koordinimit”. /infokusi.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera