Lajme

Kapet sasi rekord heroine në portin e Durrësit, ja sa persona vihen në pranga

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 26 October 2021

Një sasi rekord heroine është kapur në portin e Durrësit. Si rezultat i finalizimit të operacionit “Portëz” 45 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë janë sekuestruar pas kontrollit të një kamioni “Scania”.

Në pranga kanë rënë: Olgert Duda, 36 vjeç, banues në Fier dhe Arian Çerma, 45 vjeç, banues në Durrës.

Olgert Duda ishte drejtuesi i kamionit ndërsa Arian Çerma është personi që e ka në pronësi. mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e kamionit dhe kishte si destinacion final Italinë.

-Advertisement-

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera