Lajme

Kapet në flagrancë duke vjedhur në një market, arrestohet një person në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 21 November 2022

Një person është arrestuar në Ferizaj për shkak se i njëjti është parë duke vjedhur disa gjësende në një market, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:10.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti është hasur duke vjedhur disa gjësende në një market. I dyshuari me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera