Sport

Kapet “mat” Cristiano Ronaldo (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 06 July 2018

Edhe përkundër lajmeve të shumta që po qarkullojnë ditve të fundit për Cristiano Ronaldo, ai duket se është i qetë me familjen e tij në Kosta Navarino, shkruan GazetaFokus.

Ky është një vendpushim luksoz në Greqi, dhe ofron një mundësi për t’u larguar nga thashethemet që po e rrethojnë të ardhmen e tij rreth transferimit në Juventus.

33-vjeçari nuk kishte mundësi të pushonte pas përfundimit të Ligës së Kampioneve, pasi ai filloi një aventurë tjetër në Kupën e Botës me Portugalinë, e cila u eliminua  në fazën e 1/8 së finalës  nga Uruguaji.

-Advertisement-

LEXO EDHE:Agim Ademi zgjedhet president i ri i FFK-së

Cristiano dhe familja e tij arriti me aeroplan privat në aeroportin më të afërt të këtij resorti dhe pastaj u zhvendos në kompleks me helikopter, ku masa të jashtëzakonshme sigurie janë në vend për të garantuar privatësinë e tyre.

Edhe përkundër kësaj, Ronaldo, partnerja i tij Georgina Rodriguez dhe djali i tij Cristiano Junior janë fotografuar në plazh dhe fusha tenisi.

Sa i përket transferimit të tij te Juventus mediat italiane dhe portugeze raportojnë se janë të gatshëm t’i japin atij 30 milion euro për sezon.

Kjo  shifër është katër herë më e madhe  se lojtari i tanishëm më i paguarGonzalo Higuain. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera