Lajme

Kapet 54 vjeçari me 6 kilogram drogë

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 10 August 2020

Në orën 11:20, Policia e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë në një automjet ka kapur rreth gjashtë kilogram drogë.

“Zyrtarët kufitar në pikën kufitare Vërmicë, gjatë regjistrimit në sistem të automjetit “Seat” me targa lokale i cili ishte duke hyr nga Shqipëria për në Kosovës, të njëjtin kanë vendosur ta selektojnë për kontroll të detajuar në vijën e dytë të kontrollit”, njofton Policia.

Gjatë kontrollimit të hollësishëm të ushtruar nga ana e zyrtarëve policor në bashkëpunim dhe koordinim me oficerët doganor, në pjesën e përparme tek motori i automjetit janë gjetur pesëmbëdhjetë qese najloni të mbushura me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë, me peshë e cila dyshohet të jetë prej rreth 6 kilogram.

-Advertisement-

Në lidhje me rastin është njoftuar drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik, njësia e forenzikes, dhe njësitet tjera relevante për trajtim dhe hetim të mëtejme të rastit.

“Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore DKR Prizren, është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, Shpërndarja, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi, Ndërmjetësimi ose Shitja e paautorizuar e Substancave narkotike dhe psikotrope ose analoge”, ndaj të dyshuarit (E.L. viti i lindjes 1966). Të gjitha veprimet e mëtejme ndaj personit të dyshuar, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetent”, njofton Policia.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera