Lajme

Kapen shqiptarët me 26 kg drogë

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 29 July 2017

26 kg marijuanë u sekuestruan nga policia greke në kufirin greko-shqiptar.

Droga u kap nga policia në Follorinë, ku në një mjet të braktisur u gjetën 35 pako me 26 kg e 205 gram marijuanë.

Mediat greke raportojnë së trafikantët braktisën makinën, por u kapën me një mjet tjetër në Selanik.

-Advertisement-

Në pranga përfunduan dy shqiptarë, një burrë 38 vjeç, një grua 45-vjeçe si dhe një grek 27-vjeçar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera