Lajme

Kapen pajisjet për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 28 August 2022

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë bastisjes së një objekti banimi në Podujevë, oficerët doganorë kanë gjetur mallra ilegale të kontrabanduara për prodhim të kriptovalutave, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të tyre, janë konfiskuar 23 copë  Ant-Miner El 3 dhe 13 shtëpiza 1 st cool.

“Në Podujevë, oficerët doganorë kanë kryer një bastisje në një banesë private ku dhe kanë gjetur mallra pa dokumentacion, i cili është i kontrabanduar në Kosovë. 23 copë  Ant-Miner El 3 dhe 13 shtëpiza 1 st cool, të gjitha pajisjet ishin në funksion për prodhim të kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e doganës.

-Advertisement-

Përpos mallit të kontrabanduar, zyrtarët doganorë kanë vërejtur edhe një lidhje të dyshimtë në rrjetin e rrymës elektrike dhe kanë njoftuar edhe zyrtarët e KEDS-it, të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar se ka kyçje ilegale dhe vjedhje të rrymës elektrike.

“Sipas konstatimeve preliminare vjedhje e energjisë elektrike është mbi 40 mijë euro. Malli është sekuestruar nga dogana si i kontrabanduar derisa rasti është trajtuar në procedurën kundërvajtëse”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera