Lajme

Kapen në flagrancë dy prishtinas duke shitur marihuanë në qendër të kryeqytetit

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 08 February 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Prishtinë, pasi janë hasur duke shitur substancë narkotike të llojit marihuanë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:10, ndërsa pas kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur 14.8 gram marihuanë dhe 40 euro.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi janë hasur në flagrancë duke bërë shit-blerje të substancave narkotike. Gjatë kontrollit tek ata janë gjetur dhe konfiskuar 14.8 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një telefon dhe para të gatshme 40 €. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera