Lajme

Kapen 2,5 tonë kokainë me destinacion Europën

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 02 November 2021

Autoritetet kostarikane kanë sekuestruar 2,5 tonë kokainë në qytetin bregdetar Limon. Droga ishte i ndarë në më shumë se 2500 pako me peshë 1 kg secila, në një kontejner me pllaka qeramike. Sipas Ministrit të Sigurisë Publike në Kosta Rika, Michael Soto, droga kishte për destinacion Europën.

Droga kishte kaluar nga Kolumbia para se të mbërrinte në Kosta Rika. Sipas shifrave zyrtare nga Dega e Antidrogës në Ministrinë e Sigurisë Publike, nga janari deri në nëntor të këtij viti, janë sekuestruar të paktën 15,7 tonë kokainë.

Të shtunën, një tjetër sasi e përafërt kokaine, 2,2 tonë, u sekuestrua në portin e qytetit turistik Kartagjena, në veri të Kolumbisë. Droga vinte nga Ekuadori dhe kishte si destinacion final portin e Roterdamin në Holandë, e më pas do të shpërndahej edhe në Turqi, Spanjë, Itali dhe Shqipëri, thanë autoritetet lokale. Në Kolumbi, sasia e kokainës së sekuestruar gjatë këtij viti arrin në 302 tonë, raporton A2news.

-Advertisement-

Pika e nisjes në shumë raste mbetet Guayaquil në Ekuador, qytet në të cilën A2 CNN realizoi një cikël reportazhesh, ku dokumentohej edhe roli që luanin shqiptarët në kontrollin e trafikut të drogës atje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera