Lajme

Kaos ushëtimesh në SHBA, anulohen mijëra fluturime të tjera pas stuhisë së dimrit

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 29 December 2022

Mijëra udhëtarë janë të bllokuar në aeroportet amerikane pasi anulimet dhe vonesat e fluturimeve vazhdojnë të shkaktojnë kaos pas një stuhie vdekjeprurëse dimri.

Deri të mërkurën pasdite, mbi 2,800 fluturime janë anuluar dhe rreth 3,200 janë vonuar, sipas shërbimit të gjurmimit të fluturimeve FlightAware.

Shumica e anulimeve ishin nga Southwest Airlines e goditur rëndë, e cila anuloi mbi 2,500 fluturime.

-Advertisement-

Kaosi ka lënë mijëra pasagjerë të flenë në terminale ndërsa kërkojnë zgjidhje.

Shefi ekzekutiv i Southwest, Bob Jordan tha në një video se linja ajrore, një ndër kompanitë ajrore më të mëdha në SHBA, anuloi fluturimet për shkak të motit të keq.

Sindikatat dhe analistët kanë vënë në dukje një sërë faktorësh që shkaktojnë problemet, duke përfshirë mungesat e personelit dhe sistemet kompjuterike të vjetruara që nuk lidhin ekuipazhet me fluturimet kur anulimet filluan të grumbulloheshin.

Në një postim në Twitter të martën, presidenti amerikan Joe Biden tha se administrata e tij po punon për të siguruar që linjat ajrore të mbajnë përgjegjësi për ndërprerjet.

Me anulimet dhe vonesat e fluturimeve që vazhdojnë, mijëra pasagjerë janë lënë në aeroportet anembanë vendit ndërsa përpiqen të ri-prenotojnë fluturimet ose të bëjnë aranzhime alternative të udhëtimit. Pasagjerët në vende duke përfshirë Denverin, Çikagon dhe Uashington DC raportuan radhë disa orëshe për të folur me përfaqësuesit e shërbimit ndaj klientit.

Njerëzit e përshkruajnë si ferr pasi fluturimet e tyre janë anuluar dhe me shumë mundësi mud të mos bashkohen me familjarët e tyre për festat e fundvitit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera