Sport

Kaos te Bayern/ Rrezikohet Kahn, Mazraoui i zhgënjyer: Më kanë kthyer në opsion të tretë

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 20 April 2023

Eliminimi i Bayern Munich nga Champions League pas humbjes ndaj Manchester City-t, ka shkaktuar një tërmet të vërtetë brenda klubit bavarez, që në orët e ardhshme mund të godasë menaxherin e përgjithshëm, Oliver Kahn, me këtë të fundit, i cili pak ditë më parë shkarkoi trajnerin Julian Nagelsmann.

Një rrëmujë që vazhdon edhe në dhomën e zhveshjes, ku pas incidentit të fundit mes Leroy Sane dhe Sadio Mane, i cili e goditi me grusht të parën në fund të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League që bavarezët humbën 3-0 në stadiumin Etihad, pakënaqësia e disa lojtarëve për mungesën e minutave vazhdon të rritet dhe këtë gjë tashmë po e thonë hapur.

Njëri prej tyre është marokeni, Noussair Mazraoui, që u bashkua me kampionët e Gjermanisë në verë, me kosto zero nga Ajax.

-Advertisement-

“Jam i zhgënjyer me situatën time aktuale. Para Kupës së Botës isha titullar, tani jam në formë dhe nuk kam minuta. Unë nuk jam as një opsion i dytë apo i tretë. Është shumë herët të flas për perspektivën time këtu, por nuk është mirë,” u ankua mbrojtësi i djathtë pas barazimit 1-1 ndaj City-t në “Allianz Arena”.

Që nga transferimi te Bayern, Mazraoui ka luajtur 1063 minuta në 20 ndeshje, 12 prej tyre si titullar. Megjithatë, ai nuk ka qenë në lojë që nga nëntori dhe me Tuchel ka luajtur vetëm një minutë në gjashtë ndeshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera