Kaos në aeroportin Basel-Mulhouse, anulohen fluturimet drejt Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
13:45 | 16 April 2022
Radhët e gjata në Euroaeroportin Basel-Mulhouse-Freiburg për shkak të anulimit të fluturimeve për në Prishtinë i kanë shtyrë familjet shqiptare në dëshpërim, shkroi gazeta zvicerane Blick.
Një prej tyre ka qenë edhe M.Krasniqi i cili ka ngecur në atë aeroport të enjten, pasi fluturimi i tij drejt Prishtinës është anuluar pa paralajmërim. Dhe jo i vetmi, siç u pa në orarin e fluturimeve.
U anulua edhe fluturimi i mëvonshëm i linjës ajrore bullgare.
“Më është shitur një biletë për një fluturim që nuk ndodhi”, u ankua Krasniqi.
Aeroplanët e tjerë për në Prishtinë ishin të mbushur. Një tjetër fluturim nga linja ajrore ALK (Boeing B737-300), gjithashtu kompani bullgare, u anulua. Krasniqi numëroi mbi 300 pasagjerë të Prishtinës që prisnin.
“Në pikën e kontrollit ishte kaos dhe njerëzit ishin të dëshpëruar”, ka thënë një zviceran. Ai tregon për fëmijët që qanin, pasagjerët që përpiqeshin të flisnin me përgjegjësit për fluturim. Siç dukej, pa sukses.
Nëse Krasniqi do t’i marrë paratë që pagoi për fluturimin e anuluar, nuk dihet. Në fund, pas më shumë se tetë orë pritjeje ai mori një biletë për një aeroplan tjetër dhe ishte në Prishtinë pas mesnate.
Euroaeroporti nuk i di arsyet e anulimeve. Zëdhënësja e aeroportit, Manuela Witzig, konfirmoi anulimet, por nuk e kishte të qartë arsyen. Ajo tha se linjat ajrore do të duhet të ofrojnë informacione për këtë.
ALK ka anuluar fluturimet drejt Prishtinës sërish të premten, dhe një nisje tjetër të shtunën tashmë është anuluar.

Të tjera
-
Dështimi i 18’të, Krasniqi: Fakt i dëshmuar që VV’së nuk dëshiron ta zhbllokojë situatën, s’është në interes të Kurtit
Kryetari i Partisë Demkokratike të Kosovës, Memli Krasniiq, pas dështimit të ...
-
MPJD blen 500 kopje të librit të Shkëlzen Gashit, mjetet shkojnë për platformën e krimeve të lu*ftës
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka blerë 500 kopje të librit “Mas...
-
As hera e 18-të s’bën mrekulli – dështim tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Ka dështuar edhe tentativa e 18-të për të konstituuar Kuvendin e Republikës s...
-
Fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, sot tentativa e 18-të – në sallë janë 106 deputetë
Ka filluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. ...
-
Përfaqësues të partive mblidhen te Dehari për konsultime para fillimit të seancës
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ka ftuar në konsultim përfaqësuesit e par...
-
Daut Haradinaj para seancës: Përderisa nuk ka një marrëveshje, mbetet e njëjta
Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se s’pret ndryshim as sot. “Pë...
-
Ganimete Musliu: Shteti është bërë plaçkë politike për Vetëvendosjen
Deputetja e betuar e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka thënë...
-
Peci për konstituimin e Kuvendit: Nuk jam Astradamusi, mund të ketë risi
Ministri në detyrë dhe deputeti i VV-së, Faton Peci, ka deklaruar se grupi pa...
-
Limaj thotë se nuk ka pasur asnjë ftesë serioze nga asnjë parti: Duhet marrëveshje politike
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar forcat politike...
-
Zogaj i LDK-së “zihet” ngushtë nga gazetarët: Pse po pritni të tjerët të bëjnë atë që partia juaj s’po e bën?
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka deklaruar se nuk p...
-
Përparim Gruda: Nuk votojmë në diktat, Dehari po e shkel Kushtetutën në formë të shëmtuar
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se partia e tij nuk pranon të...
-
Pesë raste të dhu*nës në familje në raportin 24-orësh, viktima gratë
Pesë raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin 24 orësh të Polici...