Rozë

Kanye West i jep fund romancës me Chaney Jones

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 08 June 2022

Reperi i njohur Kanye West dhe e dashura e tij, Chaney Jones, i kanë dhënë fund romancës. Çifti dyshohet se i dhanë fund pas pushimeve në Tokio. Ndarja erdhi menjëherë pasi një burim i afërt me West i tha ‘Page Six’ se marrëdhënia e tyre u bë e paqëndrueshme pasi u kthyen në shtëpi nga Tokio në maj.

West dhe modelja vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram edhe pse Jones i fshiu të gjitha fotot e saj me reperin. Një burim për Page Six kur Jones fshiu fotot me Kanye-n nga Instagrami i saj tha se:

“Ju e dini se si janë gjërat. Nesër ata mund të postojnë përsëri foto së bashku”.

-Advertisement-

Rikujtojmë se Jones dhe reperi fillimisht ndezën thashethemet për romancë në shkurt dhe modelja më vonë e konfirmoi lidhjen duke postuar foto. Ndërsa thashethemet e ndarjes nisën gjatë fundjavës kur Kanye u fotografua duke parë “Top Gun: Maverick” me modelen Monica Corgan.

Kujtojmë se reperit të njohur 44-vjeçar iu pezullua llogaria e tij në Instagram, në muajin mars pak ditë para se ai të merrte pjesë edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.

E gjitha ndodhi për shkak të akuzave dhe sulmeve të pafundme që ai bëri kundrejt partnerit të ri të Kim, Pete Davidson. West, i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në ‘Ye’ në vitin 2021, po thyen heshtjen e tij në rrjetet sociale për t’i bërë të ditur njerëzve se çfarë po përgatit dhe më në fund është zbuluar që është një dizanj i ri për McDonald’s.

Së fundmi Caitlyn Jenner ka treguar disa nga të pathënat e martesës së Kim Kardashian dhe Kanye West. 72-vjeçarja, tha në “The Pivot Podcast” se”

“Ai ishte shumë i vështirë për të bashkëjetuar”.

Jenner theksoi, megjithatë, se West kishte qenë në anën e saj kur ajo ndërroi gjini në 2015-ën, por ajo ende e konsideron reperin miliarder një djalë shumë të komplikuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera