Sport

Kante preferon Juventusit, francezi gati të transferohet në Torino prej…

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 16 December 2019

N’Golo Kante do të largohet nga Çelsi në fund të këtij sezoni dhe skuadrat që janë vënë në ndjekje të tij janë sigurisht ajka e Europës: Real Madrid, Barcelona, Bajern Mynih, Juventus etj.

Ndonëse sipas asaj që raportohet nga Spanja, janë pikërisht bardhezinjtë zgjedhja e francezit.

“El Desmarque” siguron se pavarësisht ofertave të majme që i kanë ardhur, sidomos nga dy gjigantët iberikë, Kante do të dëshironte kampionët e Italisë në fuqi, nisur edhe nga fakti se në Torino luan edhe shoku i tij i repartit në kombëtare, Blez Matuidi, me të cilin mesfushori i bluve të Londrës është shumë i lidhur.

-Advertisement-

Dhe pa dyshim që një lajm i tillë bën shumë të lumtur edhe Juventusin, i cili prej dy sezonesh tenton që ta bëjë të vetin Kantenë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera