Lajme

Kanosi gazetarin Berat Buzhala, dënohet me 4 mijë euro gjobë

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 12 June 2026

Hilmi Ibishi, i akuzuar për kanosje ndaj gazetarit Berat Buzhala, është dënuar me 4 mijë euro gjobë.

Vendimi u dha sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Dënohet me burg në kohëzgjatje prej 6 muajsh, ky dënim me pëlqimin edhe të të akuzuarit i kthehet në gjobë në vlerë prej 4 mijë eurosh”, ka njoftuar gjyqtarja Donika Shala.

-Advertisement-

I akuzuari, Hilmi Ibishi, në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me avokatin e tij, Skender Musa, kishte arritur marrëveshje për pranim fajësie në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Nëse i dënuari nuk ka mundësi ose nuk dëshiron ta paguajë gjobën, dënimi me gjobë do të shndërrohet në dënim me burgim dhe do të ekzekutohet duke u llogaritur një ditë burgim për çdo 20 euro të gjobës.

Të akuzuarit i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak nga sot, ndërsa koha e kaluar në arrest shtëpiak nga data 20.05.2026 deri më 12.06.2026 do t’i llogaritet në dënim. Pjesa e mbetur e gjobës në shumë prej 3 mijë e 520 euro, ai obligohet ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita kur aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm.

I akuzuari obligohet gjithashtu të paguajë shpenzimet e procedurës: 100 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit dhe 100 euro për paushallin gjyqësor.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy