Sport

Kane shënon përsëri, thyen rekord në Premierligë dhe e kalon Messin

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 26 December 2017

Sulmuesi anglez, Harry Kane, i ka thyer sot dy rekorde me golat e shënuara ndaj Southamptonit.
Kanë shënoi dy herë për Tottenham në ndeshje kundër Southampton, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në “Wembley” në kuadër të javës së 20-të të ligës së parë angleze, transmeton Express.

Ai e ka thyer rekordin e vendosur 22 vite më parë nga Alan Shearer, duke e shënuar golin e 38-të në Premierligë brenda vitit.

Po ashtu, Kane e ka lënë prapa edhe yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin, duke u bërë top golashënuesi brenda vitit kalendarik 2017 në top pesë ligat kryesore të Evropës, me 55 gola, një më shumë se Messi, që i ka 54.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera