Lajme

“Kanë qenë duke ngrënë bukë, 15 vetë i kanë rrethuar…” – Kurti flet për tre policët e kidnapuar

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 20 June 2023

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, i ka vizituar tre policët e rrëmbyer.

Kurti tha se policët i kanë rrëfyer Jetishit momentin e rrëmbimit nga njësitë serbe.

“Vetë ngjarja e rrëmbimit të policëve ka ndodhur në Kosovë, rrëmbimi nuk ka ndodhur në Serbi. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me zyrën ndërlidhëse në Serbi. Ambasadori Jetish Jashari ka vizituar policët ndaras sot, përshkrimi se si ka ndodhur rrembi është i njëjtë nga të tretë. Ata thonë se rrëmbimi ka qenë tek tryeza duke ngrënë drek dhe 15 persona (ushtarak serb) i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Te tret kanë rrëfyer njëjte kur janë pyetur ndaras nga ambasadori Jetish Jashari”, u shpreh tutje Kurti.

-Advertisement-

Ai deklaroi se kjo heq çfarëdo dileme edhe për ata që “dëshirojnë të jenë skeptikë”.

“Dëshmitë që posedojnë institucionet tona dhe dëshmia e tre policëve dëshmojnë qartë që ishin brenda territorit”.

Teksa ka folur për kidnapimin e policëve, shefi i ekzekutivit u shpreh shteti serb ka për synim destabilizimin e shtetit të Kosovës. Ai këtë veprim e quajti edhe si hakmarrje nga ana e Serbisë, pasi zyrtarët policor po luftojnë krimin e organizuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera