Kane: Na frymëzoi Liverpool, si ta spostoj tani nga formacioni Lucas Moura?!
Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 09 May 2019
Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, do të jetë në ankth deri ditën e fundit, nëse Harry Kane mund të kthehet në kohë për finalen e Ligës së Kampionëve. Vetë ylli i “Spurs” pret një luftë të ashpër për një vend në formacion, pas përmbysjes së pabesueshme të të tijve kundër Ajax, ku Lucas Moura realizoi “tripletë” në Amsterdam. Braziliani shoqëroi në sulm Son, në mungesë të Kane, i cili ka qenë jashtë fushave që nga prilli, për shkak të një dëmtimi të kyçit të këmbës.
Kapiteni i Anglisë shpreson të jetë në dispozicion për finale e madhe të Champions-it, por mendon se do ta ketë të vështirë të “spostojë” ndonjërin nga heronjtë e gjysmëfinales së kthimit: “Shpresoj se do të jem gati për finalen. Rehabilitimi po ecën mirë deri tani. Nuk mund të flas me siguri, do të shohim, por shpresoj të jem në dispozicion të trajnerit. Ka ende disa javë. Lucas ka shënuar një “hat-trick” ndaj Ajax dhe më duket e vështirë ta spostoj nga formacioni. Kemi mundur Manchester City në çerekfinale, tani Ajax në gjysmëfinale, shpresoj të jap kontributin tim në finalen e trofeut.
Sa i takon gjysmëfinales së kthimit në Amsterdam, ishte gjithçka e pabesueshme. Pjesa e parë mjaft zhgënjyese për ne, sepse pësuam dy gola. Para se të niste pjesa e dytë, ne i thamë njëri-tjetrit: Shikoni, kanë mbetur vetëm 45 minuta. Mund të jetë ndeshja jonë e parafundit e sezonit, nuk duhet të shqetësohemi nëse lodhemi. Pra, duhet të japim gjithçka. Kur Lucas shënoi golin e dytë, atëherë fillova të besoj te kualifikimi. Kur Vertonghen goditi traversën, mendova se fati nuk ishte me ne.
Lucas shënoi golin e tretë dhe i dha një fund të shkëlqyeshëm kësaj përmbysjeje historike. Djemtë luajtën me zemër, treguan karakterin e fortë dhe kjo është gjithçka që kërkojmë. Ishte një mbrëmje e pabesueshme. Ky është futbolli. Ju e patë ndeshjen e së martës, kur Liverpool gjeti një mënyrë për të përmbysur Barcelonën, edhe pse ishte në disavamntazhin 3-0. Atje u frymëzuam edhe ne, gjetëm një mënyrë për ta përmbysur Ajax, edhe pse nuk jemi për momentin në më të mirën tonë”.
Të tjera
-
BE-ja, Koreja e Jugut kërkojnë largimin e trupave koreano-veriore nga Rusia
Koreja e Jugut dhe Bashkimi Evropian dënuan furnizimin e Moskës me armë nga K...
-
Rrahmani: Nuk kemi qëndrim ende për buxhetin e vitit 2025
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 11 nëntor, për të...
-
Kurti: Përveç Serbisë, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ose janë pjesë e NATO-s ose e kanë NATO-n brenda tyre
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në edicionin e ...
-
Haradinaj: Akuzat ndaj shqiptarëve në Hagë janë të pavërteta, të fabrikuara, të pabaza e të ngarkuara politikisht
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Tahiri: Tri dekada Hashim Thaçi i ka kaluar duke bërë shumë rrugë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, ka kujtuar...
-
“Njerëz si Kamala kanë dështuar të bëjnë punën e tyre”/ Kandidati për zv.president i Trump: Duam amerikanë që…
Në një tubim në Michigan, senatori JD Vance tha se udhëheqësit, duke përfshir...
-
Instagram zbulon veçoritë e reja të filtrimit të mesazheve
Ndryshime të reja po vijnë për përdoruesit e Instagramit këto ditë. Rr...
-
Vendimi për Vulinin, Bislimi: Thellon shqetësimet për të drejtat dhe sigurinë e pakicës shqiptare
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shkruar në “X” për vendimin e Gjykatës...
-
Rama ndan pamjet: Për hajër ura e madhe e Kukësit, kur të kaloni shani se plas syri i keq
Ura e Madhe e Kukësit është hapur të hënën për qarkullimin e automjeteve duke...
-
Fillojnë punimet për vendosjen e Termokosit në QKUK
Ndërmarrja Publike Banesore ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për rreg...
-
Konjufca takohet me Battel, rikonfirmohet mbështetja e Luksemburgut karshi Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim zëvendëskr...
-
Dallimi mes Kolegjit Zgjedhor dhe votës popullore në SHBA
Amerikanët shkojnë në kutitë e votimit më 5 nëntor për të zgjedhur presidenti...