Kanë kohë veç edhe një ditë – MASHT iu bën thirrje mësimdhënësve për licencë të avancuar
Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 19 December 2024
Mësuesit e arsimit fillor, ata gjuhës shqipe dhe të matematikës, janë tri profilet që kanë kohë edhe një ditë për t’iu përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Arsimit, nëse duan të aplikojnë për licencën e avancuar për mësimdhënie.
Sipas ministres së arsimit, Arbërie Nagavci, ata që kalojnë në këtë gradë do të përfitojnë shtesat e performancës në vlerën monetare prej 1.2 të vlerës së koeficientit.
“…Kjo është thirrja e parë që MASHTI e bën për mësimdhënësit e shkollave publike në Kosovë dhe një hap shumë i rëndësishëm drejt avancimit të performancës së tyre. Të gjitha ato/ata që do të përmbyllin suksesshëm këtë proces do të përfitojnë shtesën e performancës…”, tha Nagavci.
Mirëpo, SBASHK, konsideron se ky proces u thirr disi në heshtje dhe pa konsultime me sindikatën e arsimit, andaj, kryetari Rrahman Jashari, shprehet skeptik.
“…nuk jemi njoftu për këtë. Është bërë njëfarë mënyre në heshtje. Është dashur të takohet me ne. Dhe mësimdhënesit të njoftohen pak më shumë me këtë proces. Më mirë vonë se hiç, por kam frikë se si do të shkoj e a do të ketë rrjedhë të mbarë…”, tha Jashari për rtv21.
Njohësi i arsimit, Jonuz Salihaj, vlerëson se ky proces është hiç më shumë se fushatë propaganduese, të cilën e konsideron të vonuar e vështirë të realizueshme.
“…do të kishte qenë e dobishme nëse do bëhej pak më parë. Kur janë bërë udhëzimet që e rregullojnë procesin e licencimit. Asnjë qeveri ska pasë vullnet me bë këtë proces në praktikë. Për këtë duhet me u kriju kushtet, të cilat nuk janë krijuar ende. Ma shumë është një lloj fushate propagandistike, kinse MASHT-i ka arritë dicka sesa që kanë qenë në gjendje me zbatu një proces të tillë…”, tha Salihaj.
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se thirrja për licencën e avancuar mbetet e hapur deri më 19 dhjetor.
Të tjera
-
AKB: Mbi 1 mijë e 500 biznese u mbyllën këtë vitë në Kosovë
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë një studim të Trendit të ndërmarrësisë p...
-
‘A jeni bërë gati për një dimër tipik’, IHMK: Nga nesër ndryshime të mëdha të motit
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për kushtet at...
-
Dëmet nga lufta në Kosovë – ASK prezanton të dhënat për numrin e viktimave të luftës
Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë ditës së sotme i ka prezantuar rezu...
-
Kosovën e viziton sot Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës
Të enjten, në Kosovë do të qëndrojë Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës,...
-
Lansohet platforma online për raportimin e korrupsionit
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në mbështetje nga UNDP në Kosovë, ka...
-
Regjistrimi i popullsisë, ASK publikon të dhënat për përbërjen etnike të Kosovës
Agjencia e Statistikave të Republikës së Kosovës sot ka prezantuar të dhënat ...
-
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 % ortodoks, 1,75 % katolik
Agjencia e Statistikave të Republikës së Kosovës sot ka prezantuar të dhënat ...
-
Arrestohet i dyshuari për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt, kërkohet paraburgim
“Ti e meriton veq një plumb te dryshkt ne ball”. Kështu u kërcënua dje në ...
-
IPK: Rriten ankesat e qytetarëve ndaj zyrtarëve policorë
Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar rreth 21% më shumë ankesa nga qytet...
-
Policia shqiptoi 1786 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
KMDLNj: Të hetohen rastet e kërcënimeve ndaj Haradinajt, Buzhalës dhe Mirenës
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas dis...
-
Zyrtare: Kosova ka 1,602,515 banorë rezidentë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar sot rezultatet e para përfun...