Kandidimi i Vjosa Osmanit për president, vjen reagimi nga familja Jashari
Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 14 January 2021
Është arritur marrëveshja për koalicion parazgjedhor mes VV-së dhe Vjosa Osmanit. Kurti lavdëroi Osmanin për punën e kryer si presidente në detyrë dhe u shpreh se ajo do të ishte kandidate e këtij koalicioni për presidente të vendit.
Ishte përfolur që Murat Jasharit nga familja Jashari, mund të propozohej për president nga LVV’ja. Lidhur me marrëveshjen e sotme është deklaruar edhe Bekim Jashari. Ai tha se nuk është i habitur nga ndërrimi i preferencave prej partisë së Kurtit.
Në një prononcim për Periskopin tha se populli duhet të jetë i kujdesshëm se kënd po voton.
Jashari theksoi po ashtu se nuk habitet nëse tash më nuk përmendet emri i Murat Jasharit.
“Duke i parë zhvillimet politike qysh kanë ndodhur ndër vite nuk është dashur as të habitemi që pas zgjedhjeve mundë të ndryshojnë qëndrimet të subjekte ve politike, në këtë rast edhe të VV’së, do të presim pasi të përfundojnë zgjedhjet si do të zhvillohen ngjarjet”, theksoi Jashari, duke u uruar suksese për këtë vendim që kanë marrë ata.
“Unë nuk e kam ndëgjuar , dëgjova që kanë bërë marrëveshje, por sido që të jetë të gjithëve ju uroj sukses, edhe uroj që populli ynë t’i hapi sytë e veshtë mirë, të dinë kënd po votojnë se pastaj po ankohemi për zhvillimin e vendit tonë, dhe le të dinë kënd po e votojnë të mos pendohen.”, ka shtuar ai.
“Sa i përket presidencës unë kam deklaruar edhe më herët, spektri politike duhet të jetë i kujdesshëm në përmendjen e emrave të anëtarëve dhe familjeve të dëshmorëve dhe kam thënë që anëtarët e familjes Jashari ne që jemi të gjallë jemi të gatshëm që të marrim përgjegjësi në situata të caktuara, por në këtë rastë kam thënë hapur që i gjithë spektri politik të kenë konsensues, e pastaj të përmendin emra, të mos bëjnë politika ditore të anëtareve të familjeve jashari, qoftë edhe për familje të tjerëve të dëshmorëve tjerë. Duhet të jenë të kujdesshëm në përmendjen e këtyre emrave, uroj që këto zgjedhje të shkojnë qetë e mirë. Kush do që të fitojë duhet ta dijë çka i pret. Duke i parë zhvillimet politike qysh kanë ndodhur ndër vite që kanë ndodhur nuk është dashur as të habitemi që pas zgjedhjeve mundë të ndryshojnë qëndrimet të subjekte ve politike, në këtë rastë edhe të VV’së, do të presim pasi të përfundojnë zgjedhjet si do të zhvillohen ngjarjet”, ka shtuar Jashari.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...