Lajme

Kandidatja e LVV në Ferizaj zihet ngusht, e pranon publikisht që nuk ka argumente për keqpërdorimet në Komunën e Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 02 October 2021

Kandidatja e LVV-së për asambleiste në Kuvendin Komunal të Ferizajt, Edona Hajrullahu, në një emision debati në televizionin publik të Kosovës ka hedhur akuza ndaj qeverisjes së Agim Aliut, shkruan Gazeta Infokus

Hajrullahu në këtë debat ka akuzuar Aliun për keqpërdorim të tenderëve, ku më pas gazetarja ndërhyn duke i kërkuar argumente e për të cilat kandidatja për asambleiste nuk shpalos asnje fakt për akuzat që i drejtonte ndaj qeverisjes së Agim Aliut.

Madje kjo e fundit arsyetohet për akuzat e bëra se nuk ka argumente të sakta por që i diskutojnë brenda Lëvizjes Vetëvendosje

-Advertisement-

“Jo argumente të sakta nuk kam, mirëpo unë e ceka që garoj për herë të parë si kandidate për asamble, mirëpo ne patjetër I diskutojna këto mbrenda Lëvizjes dhe këtë e kam prej Lëvizjes”, tha kandidatja për asambleiste  të Ferizajt, Edona Hajrullahu.

Ajo shtoi se ndonëse nuk ka argumente të sakta por që këto i dinë qytetarët.

Në lidhje më këtë gazetaria e emisionit iu drejtua duke i thënë se nuk mund të flasë në emër të qytetarëve por që duhet  të ketë argumente të sakta./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera