Sport

Kandidati për president tek Barcelona premton bashkimin e Messit dhe Neymarit

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 10 December 2020

Barcelona mban zgjedhjet për president në janar të vitit të ardhshëm pas dorëheqjes së Joseph Maria Bartomeut, shkruan Gazeta inFokus.

Jordi Farre, njëri ndër kandidatët për këtë post ka bërë dy premtime të mëdha për gjithë tifozët blaugran.

Ferre ka deklaruar se Messi dëshiron të qëndroj në Barcelonë, ani pse ishte shumë afër largimit verës që shkoj dhe kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.

-Advertisement-

Sipas Farre, argjentinasi dëshiron të qëndroj në ‘Camp Nou’, kësisoj ai do të vazhdoj kontratën e tij.

“Messi dëshiron të qëndroj tek Barcelona. Kjo është ajo që unë di. Familja e tij dëshiron të qëndroj këtu dhe ne do të punojmë për këtë”.

“Do të shkoja aq larg sa të thosha se nëse fitojmë zgjedhjet, Messi do të rinovoj marrëveshjen e tij. Rinovimi i tij do të ndodhë automatikisht me 30 janar nëse i fitoj zgjedhjet një ditë me parë”, ka deklaruar 45 vjeçari.

Kurse premtimi i dytë i kandidatit për president është rikthimi i brazilianit, Neymar.

“Nënshkrimi i Neymarit do të jetë i lirë sepse investimi do të jetë me i madh se shpenzimi”, ka shtuar spanjolli.

Zgjedhjet në Barcelona do të bahen me 24 janar./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera