Lajme

Kandidatët për policë i nënshtrohen testit psikologjik

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 17 November 2018

Policia e Kosovës sot mban testimin psikologjik për kandidatët që kanë aplikuar për të qenë pjesëtarë të saj.

Kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten nga ora 08:30 në Klinikën e autorizuar të PK-së që gjendet në Veternik.

Kandidatët me vete duhet të kenë letërnjoftimin ose pasaportën valide dhe një laps kimik.

-Advertisement-

Sipas Policisë, vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin psikologjik do të informohen të njëjtën ditë nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes së kontrollimit mjekësorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera