Kandidatët nga AKR për kryetar të komunave
Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 21 August 2017
Partitë politike janë në fazën finale të caktimit të kandidatëve për kryetar të komunave.
Zgjedhjet komunale do të mbahen më 22 tetor, ndërsa partitë kanë afat deri nesër të dërgojnë në KQZ emrat për kryetar të komunave dhe kuvende komunale.
Në anën tjetër, në Aleancën Kosova e Re tashmë ka vendosur për disa nga kandidatët e saj.
‘Indeksonline’, merr vesh se në Mitrovicë kandidat do të jetë kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri. E, në Gjakovë kandidat nga partia e Behgjet Pacollit do të jetë Edmond Dushi.
“Në Kamenicë do të jetë, Fatmir Matoshi, në Skenderaj, Musa Dervishaj, në Novoberdë, Ramush Mehmeti, e në Ferizaj do të jetë deputeti Labinot Tahiri. Në komunën e Klinës kandidat pritet të jetë Avni Gashi, ndërsa Bajram Turshani do të jetë kandidat për Suharekë”, ka bërë me dije një burim brenda AKR-së.
Sa i përket komunës se Prishtinës, ky burim bën me dije se ende nuk është vendosur, megjithatë ka përmendur si emra të mundshëm, deputetët: Korab Sejdiu dhe Islam Pacolli. “Opsion është edhe Esat Brajshori”.
Në zgjedhjet komunale të vitit 2013, AKR kishte fituar në Mitrovicë dhe Gjakovë. Por, ish kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila kishte braktisur AKR-në, për të formuar partinë e saj, Alternativa.
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...