Lajme

Kandidatët në Prishtinë: Futbollistë, aktorë, këngëtarë e ministra

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 22 August 2017

Ministrja në detyrë e Drejtësisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Dhurata Hoxha, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe ajo e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, do të kandidojnë për ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Sipas Bujar Cakollit, Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, ky subjekt politik është përkujdesur që ta përpilojë një listë të mirë të kandidatëve që synojnë ulëse në Kuvendin e komunës së Prishtinës.

Në garë për asamblistë janë edhe këngëtari Naim Bunjaku – Xuxi dhe ish-portieri i Prishtinës, Kushtrim Mushica.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera