Kancelari Scholz në Kosovë, këto janë temat që do të diskutohen
Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 09 June 2022
Tri janë temat në të cilat do të fokusohet kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij të premten e të shtunën në Kosovë, Serbi, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.
Kjo pasi RTKlive ka pyetur të enjten Qeverinë e Gjermanisë, se cilat do të jenë temat të cilat do të jenë në agjendën e kancelarit Scholz, gjatë vizitës së tij në rajon.
Bazuar në përgjigjen e zyrës për media të qeverisë gjermane, lë të kuptohet se tri temat kanë të bëjnë më shumë me Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut e më pak me Greqinë e Bullgarinë.
“Fokusi i udhëtimit do të jetë perspektiva drejt BE-së që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe”, deklaron zyra e për media e Qeverisë së Gjermanisë.
Në këtë rast, bllokadat dypalëshe tash për tash ekzistojnë mes Kosovës e Serbisë dhe Maqedonisë së veriut dhe Bullgarisë.
Në rastin e Kosovës me Serbinë është procesi i dialogut i cili ka ngecur ashtu siç është bllokuar edhe përparimi i Maqedonisë së Veriut drejt integrimeve evropiane, për shkak se Bullgaria si vend anëtar i BE-së, ka mospajtime me Shkupin zyrtar për çështje historike.
Përveç këtyre dy temave, sipas qeverisë gjermane, diskutime mes kancelarit Scholz dhe drejtuesve të shteteve të rajonit do të ketë edhe për luftën në Ukrainë.
“ Sigurisht, temë do të jetë gjithashtu edhe çështja e koordinimit të reagimeve të mëtejshme të përbashkëta, ndaj luftës dhe agresionit rus ndaj Ukrainës, së bashku me partnerët tanë të ngushtë, që janë anëtarë të BE-së ose NATO-s, apo kandidatë për anëtarësim”, sqaron një nga zëdhënësit e Qeverisë së Gjermanisë, në përgjigje me shkrim.
Kancelari Scholz do të nisë një udhëtim dy-ditor në Ballkanin perëndimor. Ndalesat e para të planifikuara më 10 qershor janë Kosova dhe Serbia.
Më pas, kancelari federal do të udhëtojë në Selanik të Greqisë me ftesë të kryeministrit grek, për të marrë pjesë në një darkë me vendet e nismës rajonale të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Pas një nate qëndrimi në Selanik, agjenda e Scholzit vazhdon mëngjesin e 11 qershorit në Maqedoninë e Veriut, për të kaluar në Bullgari, si stacionin e fundit të udhëtimit.
Në Kosovë, në agjendë është një vizitë në trupat gjermane të KFOR-it.
Bazuar në përgjigje të zyrës për media të qeverisë së Gjermanisë, gjatë qëndrimit në Prishtinë, Scholz do të ketë vetëm një dhe ai do të jetë me kryeministrin Albin Kurti.
Përveç me të dhe vizitës që do t’u bëjë trupave gjermane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, takime të tjera në Prishtinë, deri të enjten, nuk janë parashikuar.
Kjo zyrë konfirmon se kancelari gjerman do të mbërrijë në Prishtinë, me 10 qershor në orën 9:45 minuta.
Pas takimit me kryeministrin Kurti, të dy bashkë në orën 11:30, do të mbajnë një konferencë për media. Pas Kosovës, kancelari gjerman vazhdon vizitën në Serbi.
Të tjera
-
LDK-ja me aderim të ri, ja merr VV-së një asamblist në Gjilan
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Kurti viziton Rezidencën e Ibrahim Rugovës pas renovimeve: Po mundohemi të mirëmbajme respektin për figurat qendrore historike
Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Rezidencen e Presidentit...
-
Haliti: Për fajet e Kurtit jemi nën sanksione, nuk do të hiqen deri pas zgjedhjeve
Zëvendëskryesuesi i Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme nga radhët e ...
-
Gjykimi ndaj Zoran Vukotiqit vazhdoi edhe sot i mbyllur për publikun
Edhe seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të akuzuarit...
-
Albin Kurti në Suharekë takon Shkurte Fejzën, i dhuron lule për ditëlindje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar këngëtaren e njohur, Shkurte Fe...
-
Taravari: Pagat në shëndetësi do të bëhen më të lartat në historinë e RMV-së
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, dhe njëri nga liderët e VLEN-i...
-
KQZ-ja tregon se sa votues jashtë Kosovës kanë aplikuar deri tani
Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Ko...
-
“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor tjetër, kreu shkelje të rëndë të detyrave të punës
Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot ka larguar përkohësisht nga pu...
-
Shtyhet seanca e “gazit lotsjellës”
Seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuv...
-
“Nuk mund të mbaj unë përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas dhe ish-vjehrrës”, Meta mbrohet në Gjykatë
Ndërsa sot pritet të caktohet masa e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta,...
-
BE mblidhet në Bruksel: “Kujdes kush mbështet Rusinë”, shënjestrohet Kina!
Ministrat e jashtëm të BE-së u mblodhën në Bruksel me në fokus luftën e Ukrai...
-
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të hartojnë ligje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthye...