Lajme

Kanadaja e gatshme të ndihmojë në trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 24 May 2017

Komandanti i FSK–së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të MFSK–së, Shkelzen Sylaj, priten në takim ambasadorin e Kanadasë, për Kroaci dhe Kosovë, z. Daniel Maksymiuk.

Në këtë takim, KOMFSK dhe Sekretari i Përgjithshëm e njoftuan ambasadorin me të arriturat e përgjithshme të MFSK/FSK–së si dhe me proceset dhe rrugën për të ardhmen e FSK-së.

Ambasadori i Kanadasë, Maksymiuk edhe njëherë konfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij, për përkrahje të pa rezervë për MFSK/FSK-në dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi.

-Advertisement-

Me këtë rast, ambasadori i Kanadasë shprehu gatishmërinë dhe kërkoi inicimin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me MFSK/FSK-në, për zhvillimin e aktiviteteve konkrete në fushën e trajnimit dhe avancimit të pjesëtarëve të FSK–së.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjithashtu konfirmoi që edhe MFSK/FSK-ja, janë të gatshëm për nënshkrim të një marrëveshje të tillë e cila hapë rrugë të reja për ngritjen profesionale te të gjithë pjesëtarëve të MFSK/FSK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera